Mazhoranca dhe opozita duket se kanë rënë dakord për dekriminalizmin. Lajmin e ka bërë të ditur, Ministrja për Parlamentin, Ermonela Felaj, e cila ka deklaruar se është arritur në një draft të përbashkët me opozitën, i cili do të bëhet publik ditën e nesërme.
“Kemi arritur në draft të përbashkët me opozitën. Drafti do publikohet nesër në mbledhjen e Komisionit”, tha Felaj.
Marrëveshjen e ka konfirmuar edhe deputetit i djathtë, Oerd Bylykbashi, por ka deklaruar se PD nuk tërhiqet nga testi i drogës. Pikërisht në këtë pikë nuk është rënë dakord mes opozitës dhe maxhorancës.
“Kemi përmbyllur negociatat. Kemi arritur në shumë pika të përbashkëta që nesër do diskutohen në komision. Nga testi i drogës nuk tërhiqemi, por që do ia lëmë në dorë parlamentit. Për këtë çështje do vendosë komisioni parlamentar dhe me pas seanca plenare me votim. Për të gjitha çështjet e tjera është rënë dakord. Nesër mblidhet komisioni për dekriminalizimin dhe do të diskutohet projektligji i rënë dakord midis palëve”, ka deklaruar Bylykbashi.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












