DEBATI/ Taulan Balla “ia mbledh” Koço Kokëdhimës: Po ti ku shkon pa u votuar? Ulu aty, lëri llafet

Shares

Nënkryetari i grupit socialist, Taulant Balla ka ngritur tonet e zërit në seancën e sotme plenare. Shkak është bërë vonesa e deputetëve në sallë për të votuar. Mes kolegëve që është ‘përplasur’ Balla ishte deputeti Koço Kokëdhima.
Ligjvënësi Kokëdhima, i cili u çua në këmbë për të lënë sallën ende pa mbaruar votimi, është riulur pasi Balla i ka kërkuar të ulet, pas një debati me të.


Debati Taulant Ball – Koço Kokëdhima


Taulant Balla: Po ti ku shkon pa u votuar?
Koço Kokëdhima: Nuk kam kohë të pres, kam shume punë të tjera.
Taulant Balla: Pse, ka ndonjë punë më të rëndësishme për deputetët, sesa vota në Kuvend. Ulu aty, lëri llafet.
Koço Kokëdhima: Kemi 30 minuta që presim të votojmë.
Taulant Balla: Po po, u lodhe ti. Erdhe ne 2 dhe po ikën ne 4. Unë kam që në mëngjes këtu. Ulu tani se do votojmë.

Koço Kokëdhima ulet. Ulen dhe deputetet e tjerë dhe fillon votimi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...