VIDEO/ “Fiks Fare”, skandali në burgun e Korçës, ish-drejtori i shkarkuar sot, favore në këmbim të parave

Shares

“Fiks Fare”, skandali në burgun e Korçës; favore në këmbim të parave emisioni investigativ “Fiks Fare” ka sjellë këtë të mërkurë fakte mbi një skandal që ka ndodhur në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale në Korçë.
Pas një investigimi 3-mujor “Fiks Fare” ka sjellë fakte mbi mënyrën se si drejtori i këtij institucioni, Laert Çeliku, i cili është shkarkuar sot nga detyra, ofronte lehtësi për të dënuarit kundrejt parave.
Vende pune për të dënuarit brenda burgut, takime speciale jashtë radhe dhe futja e hashashit kanë qenë disa nga faktet që “Fiks Fare” ka sjellë me zë dhe figurë.
Puna e gazetarëve të emisionit investigativ për të faktuar këto abuzime nisi nga ankesa e një qytetari pranë kësaj redaksie.
Një grua, nëna e një të dënuari, ka biseduar direkt me drejtorin e qendrës së vuajtjes së dënimit, i cili në fillim i ka marrë asaj 20 mijë lekë të reja e më pas, në kontaktet që kanë vijuar, 10 mijë lekë të reja të tjera.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...