Të larguarit nga puna sulmojnë me vezë kryeministrinë

Shares

Të larguarit nga administrata qëlluan me vezë ndaj kryeministrisë, në shenjë proteste kjo për shkarkimet pa arsye që janë bërë sipas tyre nga institucione të ndryshme publike.
Si çdo të mërkurë kabineti qeveritar nën drejtimin e kryeministrit Edi Rama zhvillojnë mbledhjen e qeverisë ku merren vendime te rëndësishme, moment i cili është zgjedhur nga te larguarit nga administrata për te zhvilluar protestën e tyre.
Kryetarja e Shoqatës së të Larguarve nga Administrata Nertila Qafzezi dhe kreu i këshilltarëve të djathtë në Bashkinë e Tiranës, të cilët udhëhoqën protestën para selisë së qeverisë, thanë se shkarkimet masive nga administrata janë të patolerueshme.
Ata akuzuan se qeveria ka “nisur spastrime politike” duke hequr masivisht punonjësit nga administrata, e ku rasti konkret sipas tyre është ai i largimit të punonjësve nga Bashkia e Tiranës. Olli tha se në bashki janë vendosur “mjaftistët” e kryebashkiakut të Tiranës.
“Bashkia ka bërë 300 largime nga puna vetëm në një muaj. Pas 20 vitesh eksperiencë, punonjësit hidhen në rrugë”, tha ai.
Olli shtoi se pushteti vendor është në “thundrën e kryeministrit”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...