Ministria e Mbrojtjes ka paditur sot ish-shefin e Shtabit, Xhemal Gjunkshi.
Deri këtu, nuk ka asgjë për tu çuditur. Çudia fillon kur mëson, s kjo ministri i kërkon Gjykatës së Tiranës të detyrojë Gjunkshin t’i kthejë këtij institucioni 5.845 euro, të marra nga buxheti i shtetit por edhe një rrogë paradhënie që ai paska marrë.
Më tepër se sa si çudi, kjo padi tingëllon ironike, për kohën që vjen. Ditët e fundit kjo ministri, më saktë drejtuesit e saj janë bërë objekt denoncimesh publike për të paktën dy afera, njëra prej 220 mijë euro abuzim për rikonstruksionin e godinës, nga një firmë fshesaxhinjsh dhe tjetra për lënien në dorë të një dyqani celularësh, të kontrollit të hapësirës detare, kundrejt 85 milionë lekëve (të reja).
Përpos këtyre aferave, ku ende nuk ka ndonjë zyrtar të kësaj ministrie, të paditur në gjykatë, Ministria e mbrojtjes, prodhon një lajm për rreth 6500 euro, të cilat mund t’ia kishte kërkuar ish-shefit të Shtabit, pa qenë nevoja të “tronditë opinionin”, për këtë “aferë” të zbuluar.
PADIA
Paditësit: Ministria e Mbrojtjes
Të paditurit: Xhemal Gjunkshi
Objekti: Detyrimin e të paditurit Xhemal Gjunkshi të kthejë shumën prej 5.845 euro që i përket vlerës së biletave të udhëtimit për jashtë shtetit të bashkëshortes së paditësit të paguara padrejtësisht nga buxheti i shtetit dhe 800 euro të marra paradhënie sipas urdhrit të MM nr. 1793. date 09.09.2013 ose 1793. date 09.09.2013 ose kompensimin e detyrimeve duke e kompensuar këtë detyrim nga pagesa kalimtare, shpërblimi i menjëhershëm dhe nga të drejtat e tjera.
Gjyqtari: Rezarta Balliu (Vigani)
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












