Një infermiere ka denoncuar sot një rast abuzimi sipas saj, te farmacia e Bashkim Tahirit, babait të ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Sipas saj, te kjo farmaci bëhen konvertime masive recetash fiktive, në lekë. Denoncimin ajo ia ka përcjellë ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili e ka postuar në “Facebook”.
Mesazhi i plotë i Sali Berishës në “Facebook”

Policia e Tiranes ne analizen vjetore te punes se vitit 2013, e paraqiti ne prani te Sajmir Shullazi kete rast si histori suksesi, gje qe ju kushtoi tre inspektoreve lirimin nga detyra.
Kontrabandisti Bashkim Tahiri, ne 1-11-2014 fitoi tenderin e Sajmir Shullazit per 580 mije kuti te ndihmes se shpejte me nje vlere 1.2 milione dollare!! sb
‘Pershendetje Dr Berisha jam nje infermiere ne sherbimin paresore ne Kamez. Desha te denancoj dhe te ju bej me dije se ne farmacine e Bashkim Tahirit babait te Saimir Tahirit prej kohe te gjate behen konvertime masive recetash fiktive ne leke. E kam kete informacion nga pacientet e mi qe kane konvertuar recetat aty pa i njohur fare. Me respekt ju dhe lutjen te ruani anonimatin tim’”.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












