Kazinotë dhe lojërat e fatit do të kenë afat deri më 31 janar 2017 për t’u zhvendosur nga qytetet. Qeveria vendosi të rishikojë afatin për lëvizjen e lojërave të fatit në drejtim të resorteve dhe zonave turistike në periferi të qyteteve pas propozimit që bëri ish kryeministri i socialistëve Pandeli Majko. Por një tjetër eksponent i PS, Fatmir Xhafaj propozoi një moratorium për mbylljen e lojërave të fatit që u kundërshtua nga numri dy i ministrisë së Financave.
Komisioni i Ligjeve disa herë kishte dështuar të miratonte këtë projekt ligj për shkak të mungesë së votave. Sot arriti që të miratojë në parim edhe projektligjin “Për lojërat e fatit në Republikën e Shqipërisë”.
Debatet në komision…
Oerd Bylykbashi: Mua nuk më rezulton që ai aksioni i madh i famshëm të prodhojë ndonjë gjë, po aq mbetën lojëra fati. Ndoshta vetëm ndërruan duart.
Fatmir Xhafaj: Çfarë problem do të kishte për qeverinë nëse ne do ti mbyllnim tërësisht këto lojërat e fatit, me një moratorium që këtë treg ta disiplinonim përfundimisht.
Irena Beqiraj: Tani më ajo është një industri i ngritur, e cila ka një punësim mbase jo shumë të madh, por gati 5600 në industrinë e lojërave të fatit.
Tahir Muhedini: Kur themi të mbyllen unë kam mendimin që të mbyllen të gjitha në qytet, nuk ka nevojë të bëjmë selektim dhe ligji të jetë i barabartë për të gjithë. Ka shumë kompani që kanë qenë korrekt me shtetin dhe kështu siç po bëni ju po i çoni drejt falimentimit.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












