Vrasja e turistëve çekë. Sokol Mjacaj dënohet me burg të përjetshëm

Shares

Është dënuar me burgim të përjetshëm 20 vjecari Sokol Mjacaj. Gjykata e Shkodrës ka dënuar sot me burg përjetë Mjacajn si i akuzuar për vrasje me paramendim, me armë pa leje dy turistë çekë në Dukagjin. Të pranishëm në sallën e gjyqit kur u dha vendimi kanë qenë edhe përfaqësues të ambasadës çeke, ndërsa gjykata dha vendimin e formës së prerë pavarësisht se në seancën e kaluar Mjacaj kërkoi mëshirë. Ngjarja për të cilën akuzohet 20-vjeçari ndodhi më 3 korrik të këtij viti, kur Mjacaj qëlloi me kallashnikov dy turistët Michael Svatos dhe Anna Kasinova dhe më pas u largua prej andej. I riu u zbulua nga një aparat celular që u kishte marrë dy turistëve dhe më pas ia kishte shitur atë një banori në fshatin Grudë. Pas përgjimeve të tabulateve telefonike, Mjacaj u prangos. Seancën e 3 nëntorit, Mjacaj kërkoi mëshirë duke thënë se i kishte vrarë turistët për arsye ekonomike.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...