Pas situatës alarmante, kreu i bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako ka nisur për inspektim në magazinën qendrore, nga e cila furnizohen të gjitha mensat e çerdheve, kopshteve dhe konvikteve, një grup pune.
“Ka një sërë ushqimesh që kontestohen nga ana jonë, si; mishi, orizi, djathi, makaronat dhe fasulet, etj”, tha Ardian Gurra, drejtori i Drejtorisë për Arsimin në Bashki.
Nga ana tjetër, Gurra pohoi se çdo vit bashkia e Durrësit tenderon shërbimin e furnizimit të produkteve ushqimore, në bazë të standardeve të Ministrisë së Shëndetësie. “Standardi i kësaj ministrie saktëson kaloritë që nxënësit dhe fëmijët duhet të marrin për çdo vakt ushqimor”, tha ai.
Gurra nënvizon se ka tre javë që ka ankesa e për këtë po monitorohet situata dhe do të dilet me një konkluzion për t’u marrë masa konkrete deri në bllokim të aktivitetit.
“Ne jemi këtu për të parë ku qëndron problematika , nëse qëndron tek furnizuesi apo në anën e bashkisë, në kuzhinat e çerdheve e kopshteve të fëmijëve. Por një vendim më të specializuar do ta japin ekspertët e kontrollit të ushqimit. Furnizuesi pretendon luhatjen e çmimeve në treg për produktet që ka furnizuar”, shtoi Gurra.
Për më shumë mund të lexoni edhe …
FOTO & SKANDAL/ Durrës, abuzim me ushqimin e çerdheve dhe kopshteve, prindërit ankohen për mosushqyerjen e fëmijëve
/web/FOTO_SKANDAL_Durres_abuzim_me_ushqimin_e_cerdheve_dhe_kopshteve_prinderit_ankohen_per_mosushqyerjen_e_femijeve_9911_1.php
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












