Sulmi izraelit mbi një anije turke në vitin 2010 ku mbetën të vrarë 9 persona ka cuar në një fletë arresti nga një gjykatë spanjolle për kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe shtatë ish-zyrtarë dhe zyrtarë aktualë të qeverisë izraelite .
Komandot izraelite sulmuan më 31 maj 2010 një anije me flamur turk, e cila ishte pjesë e Flotiljes së Lirisë në det të hapur në Mesdhe, duke vrarë nëntë qytetarë turq dhe plagosur 50 të tjerë.
Një panel me përfaqësues të OKB-së që vlerësoi incidentin, e cilësoi aksionin izraelit si të të tepruar dhe të paarsyeshëm.
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme izraelite, Emmanuel Nachshon, deklaroi se bëhet fjalë për një provokim dhe se po punohet me autoritetet spanjolle që urdhri të anullohet.
Të përfshirë në ngjarjen në fjalë, sipas mediave, përveç Natanyahut, janë edhe ish-ministri i Jashtëm, Avigdor Lieberman, ministri i Çështjeve Ushtarake Moshe Ya’alon, Ehud Barak, ish-ministri i Brendshëm, Eli Yishai dhe ish-ministri për Inteligjencën, Dan Meridor.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












