Policia e Tiranës arrestoi dje në flagrancë shtetasi Arben Doka, 48 vjeç, banues në Tiranë.
Doka u arrestua sepse në rrugën “Fushë Kërçik” Babrru, në një lokal “Euro lloto”, pas një konflikti të çastit, ka goditur 5 herë me thikë në pjesë të ndryshme të trupit shtetasin Sh.K, 50 vjeç, banues në Tiranë, i cili ndodhet në “QSUT”, jashtë rrezikut për jetën.
Në cilësinë e provës materiale ju sekuestrua një thikë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/