Shokon Ilir Meta: Të heqim dorë nga “blloku shënimeve”, të distancohemi nga biznesmenët

Shares

Lëvizja Socialiste për Integrim është mbledhur pasditen e sotme për të diskutuar dhe miratuar projektbuxhetin e kësaj partie për vitin 2016. Kreu i LSI në fjalën e tij është ndalur te rëndësia e transparencës s i takon financimit të partisë, shpenzimeve dhe organizimit.
Meta theksoi ndërkaq rëndësinë e procesit të dekriminalizimit, si dhe disa masa të vendosura sa i takon përfaqësimit politik.
video meta - prifti1Por ajo që  mund të “lexohet” si e papritur, ka qenë apeli i Ilir Metës për distancim nga praktikat korruptive, e thënë ndryshe nga “blloku shënimeve”. Duke folur për një platformë brenda LSI-së Meta inkurajoi mospërfshirjen e biznesmenëve në politikë për të shmangur në maksimum të konfliktin e interesit.
ilir-meta lsiSipas kreut të LSI-së, “asnjë përfaqësues i kësaj force politike nuk duhet të pranojë asnjë sugjerim apo ndërhyrje që nuk duhet, të distancohen nga praktikat e korrupsionit dhe të shërbejnë me përkushtim, ne dënojnë shfaqjet e arrogancës. Transparenca është e vetmja rrugë që forcon besimin”, vijoi Meta, i njohur e shndërruar si “njeriu me bllok”, pas denoncimit publik që i bëri Dritan Prifti, për “ndërhyrje” e “praktika korrupsioni”.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...