Kryeministri Edi Rama për të disatën herë në takim me biznesin e vogël, ka ripërsëritur premtimin për heqje e ulje taksash.
I gjendur nën presionin e protestave të kësaj kategorie biznesi, por edhe përballë premtimeve të kreut të opozitës, i cili më herët ka premtuar heqje e ulje taksash, Edi Rama ka specifikuar sot premtimet për kategoritë e biznesit që përfitojnë heqje e ulje taksash.
“Bizneset që kanë xhiro deri në 50 mijë dollarë lekë në vit, nuk do të paguajnë asnjë taksë”.
Kështu ka deklaruar Kryeministri Edi Rama në një konferencë të zhvilluar me biznesin e vogël në Kryeministri.
“Ne jemi gati që këtë rezultat të parë, këtë ndryshim të dukshëm që do të vazhdojë por që në këtë fazë është i mjaftueshëm për të kuptuar se kemi kthyer rrugën në drejtimin e duhur ta kthejmë në një përfitim për ju në radhë të parë. Kemi sot një fashë xhiroje nga 0-20 mijë dollarë që do ta ndryshojmë, do ta kthejmë një fashë nga 0-50 mijë dollarë në vit. Të gjitha bizneset do të çregjistrohen nga tatimi. Nuk do të paguajnë më asnjë taksë. Deri sot paguanin deri në 250 mijë lekë, tani s’do paguajnë më. Dakord, ju pëlqen?”, ka thënë kreu i qeverisë.
Ai tha më tej se të gjitha bizneset nga 0 deri në 80 milionë lekë të vjetra do të duhet ta paraqesin fatura të rregullta tatimore.
Më tej kryeministri ka paralajmëruar ulje të taksave edhe për fashat e tjera.
“Fasha e xhiros nga 5-6 milionë lekë (të reja). Në këtë rast ka paguar një tatim të thjeshtuar mbi fitimin me 7.5%, 1mln e 355 mijë lekë dhe do të paguajë 900 mijë lekë. Vijmë tek 6-7 milionë lekë (të reja), ka paguar 1 milion e 722 mijë lekë (të vjetra), do të kursejë mbi 500 mijë lekë (të vjetra). Edhe fasha nga 7-8 milionë lekë (të reja) do të kursejë rreth 700 mijë lekë (të vjetra)”, u shpreh ai.
Premtimi i Lulzim Bashës
“Sa i përket taksave për biznesin e vogël, ne do ta rrisim nivelin e biznesit të vogël deri në 120 milionë lekë të vjetra. Deri në 2 milionë lekë të reja, pra 20 milionë lekë të vjetra biznesi i vogël do të paguajë vetëm 100 mijë lek të vjetra në vit.
Ndërsa për fashën e epërme, për ata që kanë xhiro deri në 120 milionë lekë të vjetra taksa maksimale nuk do të kalojë 600 mijë lekë të vjetra. Kjo taksë do të paguhet dhe do të verifikohet përmes pullës fiskale të vendosur në një nga xhamat e biznesit dhe kjo pullë fiskale, ju jap fjalën do të jetë tabela e ndalim –kalimit për bandat e tatimorëve dhe për inspektorët që po ju marrin shpirtin biznesit. Nuk do të ketë dhe as nuk do të justifikohet prani e tatimorëve në ato biznese që e ekspozojnë pullën e pagimit të taksave”.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












