Forumi Rinor i Partisë Demokratike ka nisur votimin për zgjedhjen e kryetarit të ri të saj.
Votimi i parë u krye në qytetin e Vlorës ku në vend të parë ka dalë Ervin Salianji.
Nga 631 anëtarë që votuan, Salianji mori 310 vota. Në vend të dytë ishte Belind Këlliçi me 246 vota, në vend të tretë u rendit zëdhënësja e PD-së Oriela Nebijaj 27 vota, Enri Çeno 24 vota, Greta Koçi 17 vota dhe Lisandër Hoxha 7 vota.
Kreytari i PD-së, Lulzim Basha ka deklaruar se ai nuk ofron asnjë s’ka mbështetje të veçantë për cdonjërin kandidat duke kërkuar votim të lirë nga të gjithë të rinjtë e PD-së.
Votimi i ardhshëm për kreun e ri të FRPD-së do të bëhet në Kuvendin e Kavajës.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












