Mbledhja e grupit parlamentar të Partisë Socialiste është shoqëruar me debate mes ministrave dhe deputeteve. A thua se çdo gjë është në rregull, edhe pse në mungesë të kryeministrit, në mbledhjen e drejtuar nga kreu i grupit parlamentar, Gramoz Ruçi është debatuar mbi emërimet e reja por edhe drejtorët që mbajnë prej kohësh këtë detyre në administratë.
Të zgjedhurit socialistë janë ankuar dhe kanë kërkuar të kalojnë në filtër drejtorët në administratë,nëse kanë kualifikimin e duhur apo janë emëruar politikisht.
“Reformat e qeverisë po zbatohen në terren nga drejtore politik,shpesh në kurriz të punonjësve që mund të kenë bindje te majta”, mësohet të jetë shprehur një deputet.
Ministrja Milena Harito mësohet të ketë thënë se emërimet do të jenë konkurset dhe jo njohje deputetësh
Përveç kësaj, nën drejtimin e Gramoz Ruçit, deputetët kanë diskutuar edhe në lidhje me buxhetin e vitit të ardhshëm dhe paketën fiskale që e shoqëron.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/