Kisha katolike e Shqipërisë nëpërmjet një deklaratë për emdiat ka vënë gishtin mbi qeverinë shqiptare për situatëne rëndë ekonomike në vend e cila detyron njërëzit të largohen nga Shqipëria. Duke patur kujdes të ruajë distancën nga faktorë të ndryhsëm politikë, Kisha nuk e ka fshehur dot se është e pakënaqur me qeverisjen aktuale. “Nëse nga njëra anë ne bëjmë thirrje që shqiptarët të mos e braktisin vendin e tyre, por të gjejnë motive për të qëndruar e jetuar këtu, nga ana tjetër shikojmë te faktori shtetëror dhe ai politik përgjegjësit për këtë ikje të shqiptarëve e sidomos të të rinjve”, thuhet në deklaratën e Kishës.
Në vijim jepet mbështetje për reformën në drejtësi ndërsa porositen gjyqtarët katolikë që të qëndrojnë larg korrupsionit. “ Në mënyrë të veçantë ne u bëjmë thirrje e u kujtojmë juristëve katolikë që punojnë në sistemin e drejtësisë, gjyqtarë, prokurorë apo avokatë, që të jenë shembull në ushtrimin e drejtësisë. Besimi në Zotin nuk përputhet me korrupsionin dhe ryshfetin të cilat përveçse janë një shkelje e ligjit, janë edhe një mëkat që lyp llogari përpara Zotit dhe Kishës”.
Deklarata erdhi pas mbledhjes së Asamblesë së Zakonshme të Konferencës Ipeshkvore të Shqipërisë në datat 10 dhe 11 nëntor 2015.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/