Homazhe në Tiranë për viktimat e Parisit, mungon sërish kryeministri Edi Rama

Homazhe në Tiranë për viktimat e Parisit, mungon sërish kryeministri Edi Rama

101
0
Shares

Në sheshin “Skënderbej” në Tiranë u zhvilluan mbrëmjen e së hënës homazhe, në nderim të viktimave të sulmeve terroriste, mbrëmjen e së premtes në Paris.
Në homazhe merrte pjesë Kreu i Kuvendit, Ilir Meta, si dhe politikanë, pjesëtarë të trupit diplomatik të akredituar në Tiranë, figura të artit e kulturës, si dhe qytetarë që kanë dashur të japin mbështetjen e tyre ndaj popullit francez. Binte në sy, në mënyrë të përsëritur, mungesa e kryeministrit Edi Rama, i cili edhe në homazhet e djeshme të organizuara nga Presidenti Bujar Nishani, sërish nuk mori pjesë.
Ambasadori francez në Tiranë, Bernard Fitoussi theksoi në fjalën e tij se Franca nuk ka frikë, pasi frika është në anën e barbarëve, të cilët kanë kundër të gjithë botën.
“Duhet të jemi të denjë të shërojmë plagët që na janë hapur. Beteja e ardhshme e Francës është ti tregojë botës se ajo ka pasur të drejtë që besoi tek Franca. Do ndjekim pa u ndalur dhe do dënojmë vrasësit. Ne nuk kemi frikë, frika është në anën e barbarëve. Duke sulmuar Francën ata kanë gjithë botën kundër”, deklaroi ambasadori francez.
Ndërkohë, gjatë fjalës së tij, ambasadori gjerman Hellmut Hoffman shprehu solidaritet me popullin francez, ndërsa theksoi se demokracia do të qëndrojë e fortë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY