Policia e Kryeqytetit, ka marrë masa për sigurimin e rendit dhe të qetësisë si dhe garantimin e sigurisë në zhvillimin sonte, të ndeshjes ndërkombëtare ndërmjet ekipeve përfaqësuese Shqipëri – Gjeorgji, ora 20.00 në Stadiumin Kombëtar “Qemal Stafa” Tiranë.
Nga ana e Policisë së Tiranës janë ndërmarrë këto masa për bllokimin e disa segmenteve rrugore .
Sa sipër, do të ketë bllokime të disa segmenteve rrugore
Duke filluar nga ora 17:30 datë 16 Nëntor 2015, segmentet rrugore, bulevardi “Dëshmorët e Kombit” nga “Ura e Lanës” në sheshin “Skëndërbej” do të qëndrojnë të bllokuar.
Nuk do të lejohet parkimi dhe kalimi i mjeteve në segmentet rrugore si: të Hotel “Sheraton”, në sheshin “Italia”.
Nuk do të lejohen parkimet, bllokimi do të vazhdojë në të gjitha segmentet të cilat lidhen me stadiumin “Qemal Stafa’’, në rrugën “Lekë Dukagjini” me rrugën “Themistokli Gërmenji’, në rrugën “Skerdilajd Llagami”, në rrugën “Faik Konica”, në rrugën “Dervish Hima”, rruga “Papa Gjonali II”.
Ndalohet qarkullimi i të gjitha kategorive të mjeteve në këto segmente rrugore nga ora 17:30 deri në përfundim të aktivitetit.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












