FOTO/ Prokuroria kërkon 15 vjet burg për “tezen e kokainës”

Shares

Prokuroria për Krime të Rënda kërkon dënimin me 15 vjet burgim për shtetasen Valentina Tufina, e njohur edhe si “tezja e kokainës”, e akuzuar për veprën penale të “trafikimit ndërkombëtar të lëndëve narkotike”.

gezim_cela_realt_hysolli_6621

Gezim Cela – Realt Hysolli

Valentina Tufina ka qenë e bashkë-pandehur në këtë proces me shtetasit Gëzim Çela dhe Reald Hysolli, për të cilët ka përfunduar procesi në Gjykatën e Shkallës së Parë për Krime të Rënda me dënimin e tyre. Ndaj këtyre dy të pandehurve (Çela dhe Hysolli) është zhvilluar procesi me gjykim të shkurtuar. Ndërsa për shtetasen Tufa, procesi është zhvilluar me gjykim normal.
valentina_tufina-_tezjaAktualisht, e pandehura Valentina Tufina gjendet e arrestuar nga ana e autoriteteve kosovare, pas aksionit të përbashkët ndërmjet autoriteteve të Shqipërisë dhe Kosovës, në përfundim të të cilit u zbuluan disa shtetas që kryenin trafik të lëndës narkotike të kokainës nga vende të ndryshme, në drejtim të Shqipërisë, Kosovës e më tej, me destinacion vendet e Bashkimit Europian.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...