Edi Rama aguridh në ekonomi, Ben Ahmetaj ju vjedh shqiptarëve 300 mijë...

Edi Rama aguridh në ekonomi, Ben Ahmetaj ju vjedh shqiptarëve 300 mijë euro në muaj

375
0
Shares

“Njëri nga çirakët e Edi Ramës që çdo muaj u vjedh shqiptarëve 300 mijë euro të dhëna gjoja landfillit të Elbasanit, ka fytyrë të dalë e të thotë që fshati s’ka taksa. Po taksat për farat, plehrat, akciza e naftës për fermerët, çfarë janë vallë?! Mos ua paguan Ben Ahmetaj fermerëve këto nga xhepi i tij?!”, ka denoncuar sot PD.
Sipas PD-së, këta qeveritarë që ndryshe bëjnë e ndryshe thonë nga frika se janë zënë me presh në dorë, janë të pa besueshëm dhe se ekonomia shqiptare nuk mund të mbetet peng i një kryeministrit aguridh në këtë fushë dhe i një mësuesi anglishteje.
“Dje thanë se do vinin certifikatë në dritaret e biznesit të vogël, sot se s’do ketë tatimorë. A mund të besohen këta qeveritare që flasin nga frika se populli i ka zënë me presh në duar. Ekonomia shqiptare nuk mund të mbetet peng i një mësuesi anglishteje i cili mund të dijë pak më shumë se Edi Rama në këtë fushë që është një aguridh i konfirmuar. Se ç’bëjnë këta kapitenë për ekonominë, u pa në dy vjet. Rrënim, papunësi, eksod masiv, korrupsion skandaloz. Ditët e pushtetit nuk do t’i zgjasni dot me manovra sa për ta shtyrë dhe sot”, përfundon deklarata e PD-së.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY