Një i dënuar në Burgun e Peqinit, del me leje 7-ditore dhe kryen një vepër tjetër penale!
Policia ka arrestuar në flagrancë për “Vjedhje me dhunë” Virin Shakaj, 29 vjeç, banues në fshatin Vranisht, Vlorë.
Arrestimi i këtij shtetasi u krye në flagrancë në vendin e quajtur “Lenga-Vranisht”, pasi ditën e djeshme rreth orës 11:30, ky person ka ushtruar dhunë fizike ndaj shtetasit: Sh.K., 51 vjeç, banues në të njëjtin fshat dhe më pas i ka marrë me dhunë një sasi parash prej 4.000 lekë (të rinj).
Shtetasi Viri Shakaj, është dënuar me 6 vite burg për veprën penale “Vjedhja e kryer në bashkëpunim” dhe aktualisht është duke vuajtur dënimin në Burgun e Peqinit, pasi i kanë mbetur edhe 15 muaj për të vuajtur.
Gjithashtu, Viri Shakaj ka marrë një leje 7-ditore nga Burgu i Peqinit që në datën 11.11.2015, për arsye familjare, periudhë kohore e cila ndërpritet nga arrestimi në flagrancë që i është bërë këtij shtetasi për veprën penale “Vjedhje me dhunë”.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












