PD ka vijuar sot me denoncimin e dhënies së një tenderi 700 milionë lekësh nga OSHEE për djalin e Valentina Leskajt.
“Faktet janë këto;
700 milionë lekë Edi Rama ka vendosur tia japë djalit të deputetes Leskaj, për trajtimin e stresit të punonjësve të OSHEE, për një punë 4 mujore.
Pra 6 milionë lekë në ditë për djalin e deputetes, ndërkohë që 1 e treta qytetarëve jetojnë në mjerim të plotë.
6 milionë lekë në ditë për stresin e OSHEE, kësaj bande kriminale, që ka shkaktuar depresion tek qytetarët, që ka çuar në vetëflijim 4 kryefamiljarë, me arrogancën e padrejtësitë e saj.
Ja ku përfundojnë paratë e marra me kërbaç e me burg tek të pamundurit.
Tek të pamundurit, sepse deputeti i Ramës debitor me 200 milionë lekë është i paprekshëm”, u shpreh në emër të PD-së, deputetja Albana Vokshi.

“Dhe del tani, kryehajduti i OSHEE, Ardian Çela, e thotë se kjo nuk është e vërtetë.
Po ky dokument, çfarë tregon?
Operatori i shpërndarjes së energjisë, formulari i njoftimit të fituesit;
Ku thotë se është shpallur fituesi ABKONS e Besnik Leskajt.
Ku i kërkohet kësaj kompanie të paraqitet në zyrat e OSHEE për të lidhur kontratën.
Ja ku është e zeza mbi të bardhë.
Ky pra është shteti i korruptuar i Edi Ramës, që mashtron, vjedh dhe ndan paratë e gjakut të shqiptarëve me miqtë e klientët”, përfundon deklarata e deputetes Albana Vokshi.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












