Opozita e djathtë në Kroaci ka fituar zgjedhjet parlamentare me një rezultat mbi 40% duke siguruar kështu 60 deputetë nga 151 që ka Parlamenti kroat. “Fitorja na vendos në një pozitë kur duhet të marrim përgjegjësinë e drejtimit të një vendi, që është në situatë tepër të vështirë. Cilido që dëshiron të luftojë në krahun tonë për një jetë më të mirë në Kroaci, është i mirëpritur”, tha Tomislav Karamarko, kryetar i HDZ-së.
Edhe pse e treta ndoshta partia më fituese në zgjedhje është “Ura” një grupim i ri i qendrës i drejtuar nga personalitete të shoqërisë civile dhe që kërkon reforma në një periudhë në të cilën kriza e emigrantëve dhe ekonomia janë temat më të nxehta të vendit.
Asaj pritet t’i takojnë 19 vende në Parlament, duke e kthyer në faktor të rëndësishëm sa i takon krijimit të një koalicioni qeverisës, ndonëse përpara procesit e ka bërë të qartë se, nuk synon bashkimin me asnjërën prej partive kryesore.
Vec krizës së refugjatëve, qeveria e djathtë do të përballet edhe me një ekonomi të dobësuar. Papunësia ka mbërritur nivelin 15,4%, i treti më i lartë në Bashkimin Europian pas Greqisë dhe Spanjës, ndërsa rritja ekonomike sivjet ishte tepër e ulët, pasojë e një recesioni gati 6-vjeçar.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












