Në orën 11.30 ka nisur seanca e Konferencës së Përgjithshme të UNESCO’s ku pritet të vendoset për anëtarësimin e Kosovës.
Serbia, siç është deklaruar nga zyrtarët e qeverisë së Beogradit ka kërkuar shtyrjen e votimit për anëtarësimin.
Ndërkaq zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Petrit Selimi ka folur në lidhje me pritjet e Serbisë për shtyrjen e vendimit për pranimin e shtetit të Kosovës në UNESCO . Ai ka thënë se shtyrja është e barabartë me mospranimin në këtë organizatë.
“Shtyrja e vendimit për Kosovën është sikur edhe ndalimi i hyrjes së Kosovës në UNESCO. Pse të shtyhet? Nuk ka kurrfarë kuptimi të shtyhet diçka që ka përfunduar”, ka thënë Selimi për mediat serbe, një ditë më parë.
Selimi është shprehur se anëtarësimi i Kosovës do të ishte më i mirë për paqen në Ballkan se sa mos anëtarësimi i saj.
Sot në agjendën e Konferencës së Përgjithshme të Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë – UNESCO do të merret edhe vendimi final për anëtarësinë e Kosovës në këtë agjenci.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












