Pak më shumë se një muaj më parë, pikërisht në 6 tetor ministri i Drejtësisë Nasip Naço e paralajmëroi vetë dorëheqjen e tij. Duke qenë në një linjë me kryetarin e LSI-së Ilir Meta, sipas të cilit kishte ardhur koha e impulseve të reja në qeveri, Naço shkoi më tej, kur deklaronte se për këto “impulse” kishte nevojë dhe vetë ai.
“Unë kam nevoje për impulse dhe ju keni nevoje për impulse. Impulset mund te jene malore, fushore”, iu përgjigj Naço gazetarëve të cilët e pyetën edhe më tej nëse është e vërtetë që Saimir Tahiri, ministri i Brendshëm, mund të vinte në dikasterin që Naço drejtoi.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












