Edi Rama: Ylli Manjani më i përshtatshmi për të zëvendësuar Nasip Naçon

Shares

Kryeministri Edi Rama ka dërguar në Presidencë emrin e Ylli Manjanit për dekretim si ministër i ri i Drejtësisë.
Sipas një njoftimi të shpërndarë për mediat, Rama ke ka vlerësuar kandidaturën e Ylli Manjanit si më “të përshtatshmen”.
Ndërkohë Rama ka falënderuar edhe ministrin e dorëhequr Nasip Naço.

Njoftimi i plotë i Kryeministrisë

kryeminsitriaKryeministri Edi Rama pranoi sot dorëheqjen e Ministrit të Drejtësisë, zotit Nasip Naço, duke e falënderuar atë për kontributin e dhënë në ekipin qeverisës.
Më pas Kryeministri Rama ka zhvilluar një takim konsultativ me bashkëkryetarin e “Aleancës për Shqipërinë Europiane”, Ilir Meta, ku kanë vlerësuar punën e ministrit Naço dhe kanë diskutuar për zëvendësimin e tij.
Duke vlerësuar se kandidatura e Ylli Manjanit është më e përshtatshmja për të çuar më tej punën e nisur në drejtimin e institucionit, Kryeministri ka diskutuar më pas me zotin Manjani përfshirjen e tij në kabinetin qeveritar. Reforma në Drejtësi, përmirësimi i punës në zyrat e hipotekave, rritja e cilësisë së shërbimit në burgje, si edhe ritmi i asistencës teknike të Ministrisë së Drejtësisë në procesin e hartimit të akteve ligjore e nënligjore në funksion të reformave, kanë qenë në fokus të bashkëbisedimit.
Kryeministri e ka falenderuar Ylli Manjanin për gatishmërinë për të kryer me përgjegjshmëri dhe efikasitet detyrën e lartë dhe ka firmosur propozimin për Presidentin e Republikës që të dekretojë emërimin e tij në krye të dikasterit të drejtësisë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...