Nëse bëhen llogaritë mbi normat bazë të interesit të euros, atëherë eurobondi shqiptar ka një normë interesi të lartë karhasura edhe me atë që kishte marrë Shqipëria para 5 vitesh.
Në vitin 2015 interesi në euro është afër zeros ndërkohë që në vitin 2010 interesi në euro ishte afërsisht 2%.
Marrja e huase me 5.75 % ne tregun nderkombetar u quajt arritje nga institucionet qe na asistuan, por 450 milione eurot, vleresohet te jete marre shume me shtrenjte nga ç’pritej edhe nga vete Ministria e Financave. Por diferenca në përqindje me eurobondin e parë është nën mundësitë tregut të eurobondeve.
Sipas ekonomistit Mateo Spaho, ky ishte, “një zhgënjim për xhepat e shqiptarëve. Së pari, sepse sasia është më e lartë, dhe nga ana tjetër, është e vërtetë që në 2010-ën eurobondi u mor me 7.5% interes, por normat bazë ishin më të larta, ndërsa sot janë afër zeros. Nëse do të ishte mirëkontraktuar dhe mirëqeverisur Shqipëra do të merrte një borxh me 5%, cka do të thotë, 3.7 milionë euro më pak interesa në vit”, thotë Spaho për abc neës.
Prania e Fondit Monetar Nderkombetar në tregun tonë, angazhimi i qeverisë për të mbajtur nën kontroll deficitin buxhetor, e mbi të gjitha ulja e normës bazë të parasë në Europë në nivele minimale, pritej t’i siguronte Shqipërisë një hua ndërkombëtare me interesa shumë më të ulëta se eurobondi i emetuar së fundi. Ekonomistët mendojnë se interesi prej 5.75% me të cilin u morën 450 milionë euro, është i lartë krahasuar me pritshmëritë.
Vetëm interesi bazë i euros është ulur me rreth 10 herë në këto 5 vite.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












