Vezët kundër Ramës nuk e mërzitin Erjon Braçen

Shares

Erjon Braçe ka reaguar lidhur me vezët që ranë dje mbi kryeministrin duke theksuar se ky rast verifikon lirinë e protestës që është në Shqipëri. Ndërkohë ai ka shtuar se Berisha dhe Basha do ti kishin pushkatuar nëse do ta bënin një akt të tillë.

Brace sic duket nuk është i informuar mirë lidhur trajtimin prej lirie të konsoliduar në fakultet dhe në fugon.

Krahasimi i përdorur nga Brace gjithë ditën , në cdo rast dhe për cdo gjë për kohën kur qeveriste PD nuk qëndron.

Merre me mend se cdo tu bënte Rama dhe Brace këtyre studentëve nëse vezët nuk do i kishin me kupon, nëse do të kishin mundësi të paguanin energjinë dhe nëse do të ishin diku në ndonjë punë por lista e Taulant Ballës do t’i zbonte ata prej pune.

Deri tani qeveria e Braces ka 10 të pushkatuar. Kanë qënë në shtëpinë e tyre ose në punën e tyre por Rama ose i vari, ose i helmoi, ose i vrau me armë zjarri. Një prokurori e drejtë do të përcaktonte autorin në qeveri.

Lexoni më poshtë statusin e Braces, që të kuptoni se edhe ky deputet i ka larë duart me klorpikrinë.

“NE NJE KOHE TJETER,

JO SHUME LARG-VETEM 4 VITE ME PARE, BERISHA E BASHA DO I KISHIN PUSHKATUAR!!

Po lexoj se Lulzim Basha paska thene se:Partia Demokratike nuk ka asnje lidhje me aktin e disa studenteve!!

Krejt e vertete; PD ata qe nxit i ka me revole, kallash, antitank, tritol; eshte e provuar dhe e deshmuar kjo per vite me radhe.

Por ka edhe me shume;

Ne nje kohe tjeter, jo shume larg-vetem 4 vite me pare, Berisha kryeminister dhe Basha minister i vrane protestuesit, jo si keta por nga ata me asgje ne dore e duar ne xhepa.

Dhe te dy jane sot ne politike, udheheqes madje, kerkojne edhe drejtimin e vendit perseri e perseri. Eshte dallim i madh!!

Dhe ne fund; gjithkush dje duartrokiti guximin. Mire beri.

Ka te drejte; eshte kohe tjeter, liria qe deri dje pritej me pushke sot te ben guximtar, trim apo trime. Eshte edhe ceshtje sjelljeje me pushtetin, autoritetin e shtetit, lirine e individit edhe kur ky nuk proteston, shkon me tej duke agresuar; kohet ndryshojne dhe kohet kane ndryshuar!! Vec Berisha e Basha jane mu aty, te pandeshkuar!!”

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...