E RRALLE/Një prokurore nuk merr paratë, arrestohet një person

E RRALLE/Një prokurore nuk merr paratë, arrestohet një person

74
0
Shares

Një person është arrestuar mëngjesin e së martës në Elbasan, në përpjekje për të ushtruar korrupsion ndaj një zyrtari.

Burime policore lokale bëjnë të ditur se në pranga ka përfunduar shtetasi Gëzim Peçi, i cili i ka ofruar para një prokuroreje të rrethit.

Gëzim Peçi i ka thënë prokurores se kishte një porosi nga nëna e tij dhe ka nxjerrë një shumë parash prej 36.000 lekë, për t’ia dhënë Prokurores, e cila ka njoftuar menjëherë policinë, ku dhe është bërë arrestimi i tij në flagrancë.

“Arrestohet një shtetas për veprën penale “Korrupsion aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë”. Specialistët për Krimin Ekonomik e Financiar në Drejtorinë e Policisë Qarkut Elbasan, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit: Gëzim Peçi, vjeç 46, banues në fshatin Krrabë Tiranë. Ky shtetas u arrestua nga efektivat e policisë. Ky shtetas i ka thënë prokurores se kishte një porosi nga nëna e tij dhe ka nxjerrë një shumë parash prej 36.000 lekë, për t’ia dhënë Prokurores, e cila ka njoftuar menjëherë policinë ku dhe është bërë arrestimi në flagrancë i tij. Lekët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet i’u kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprat penale “Korrupsion aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë” parashikuar nga neni 319 i Kodit Penal.”­ thuhet në njoftimin e policisë.

.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY