150 trupa nga Shqipëria dhe 21 mjete do te marrin pjese ne stërvitjen “Trident juncture-15”, e cila është me e madhja e organizuar nga NATO qe prej vitit 2002. Qëllimi i stërvitjes është te trajnoje dhe te testoje reagimin e NATOs nga komponentët e forcave tokësore, ajrore, detare dhe forcave speciale.
Ne ketë stërvitje do te përfshihet nje personel prej 36 000 vetesh, me shume se 60 luftanije dhe rreth 200 avionë nga mese 30 vende aleate dhe partnere.
Stërvitja do te zhvillohet ne Itali, Portugali, Spanje, Oqeanin Atlantik, Detin Mesdhe dhe gjithashtu ne Kanada, Norvegji, Gjermani, Belgjike e Holande. Ajo do te demonstroje një aleance te afte e te pajisur me kapacitetet e përshtatshme per te përmbushur sfidat e tanishme dhe te ardhshme te sigurisë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












