Në një postim të saj lidhur me protestën e studentëve dhe gjuatjen me vezë të Kryeministrit, Majlinda Bregu lëshon edhe një porosi pa thënë se për kë. “Sic thoshte me te drejte profesor Artan Fuga: ‘Askush mos te beje kryengritjen e tjetrit’, se ne fakt, nuk e ben dot”, shkruan ajo.
Deputetja e PD-së flet me nënkuptim dhe duket se ka një pakënaqësi rreth protestës, natyrisht jo për ashpërsinë ndaj Kryeministrit por për dicka që e ka lënë enigmë dhe as artikulli i Fugës nuk na e bën të qartë.
Në vijim Bregu shkruan se:
“Lajmi ishte protesta dhe vezet, por kjo sjellja e policise eshte lajmi i vertete.
E para : Policia nuk ka arsye pse te reagoje si grup cubash kushdo qofte i revoltuari me qeverine a politikanet dhe sigurisht as si roje e vreshtit te shtepise qe mbyll deren per ata qe e kane detyre te shohin a po respektoheshin apo dhunoheshin te drejtat e studenteve sic ndodhi me moslejimin e Avokatit te Popullit.
E dyta: Nuk besoj se nga qeveria pret ndonje t’i dhurojne lule per reformat, per me teper qe ligji i arsimit te larte eshte diskutuar e votuar ne nje atmosfere kundershtie te hapur me komunitetin e pedagogeve dhe studenteve.
Dhe e treta: Sic thoshte me te drejte profesor Artan Fuga: “Askush mos te beje kryengritjen e tjetrit”, se ne fakt, nuk e ben do”, përfundon Bregu.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












