Ish-kompania e ministrit Beqja fiton edhe 3 tendera të tjerë

Shares

Kompania Intech+ që ka patur aksioner kryesor ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqaj, vazhdon të favorizohet në tenderimet publike, shkruan abcnews.

Në dy javët e fundit ka përfituar edhe tre tendera të tjera duke shkuar gjithsej në 31 tendera të fituar në më pak se 23 muaj.

Intech plus ishte shpallur fituese së bashku me një operator tjetër e tenderit të zrpp në vlerën 4.128.600 lekë me TVSH.

Një javë më pas në buletinin e parë të muajit nëntor që mban datën 2, kompania që pretendon se nuk po favorizohet, është shpallur bashkefitues me operatore të tjerë edhe në dy tendera të tjerë nga agjencia kombëtare e shoqërisë së informacionit.

Njërin në shumën 303.600.000 lekë pa TVSH dhe tjetri në vlerën 9.609.900 lekë pa TVSH.

Sapo ka nisur muaji i 23-të për kompaninë Intech+ dhe deri tani është fituese në 31 tendera.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...