Pak orë pasi u lirua nga ambientet e Policisë së Tiranës, Viktori Çipi, njëra nga studentët që qëlluan me vezë ndaj kryeministrit Edi Rama mesditën e së hënës pranë Fakultetit të Shkencave Sociale, në Tiranë, deklaroi se protesta ndaj kreut të qeverisë ishte e ngritur në mënyrë rastësore.
E ftuar në emisionin “Opinion”, Viktori Çipi deklaroi se ndaj saj ishte ushtruar dhunë nga forcat e rendit.
Sipas Viktori Çipit policia “ushtroi dhunë në ambientet e jashtme dhe të brendshme të fakultetit si edhe në furgon gjatë kohës së shoqërimit. Në ambientet e policisë, qoftë në Komisariatin Nr. 2, qoftë në drejtorinë e Policisë, nuk është ushtruar dhunë”.
Lidhur me pyetjet dhe sqarimet në polic, Viktori Çipi ka bërë të ditur se, “ajo që kërkonte, policia ishte të dinte si dhe kush na nxiti. Jo vetëm kaq, por policia na pyeti edhe për reformën në arsim dhe për atë se çfarë mendonim ne për masterat”.
Lidhur me “degjenerimin” e protestës deri te “sulmi” me vezë, studentja u shpreh se, “fillimisht shokët e mi tentuan të bisedonin me kryeministrin për ligjin e Arsimit të Lartë, por Rama, tha ajo, ai iu drejtua njërës prej studenteve më thënien se ‘nuk je studente’”.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












