Në foto, Viktori Cipi, studentja e arrestuar nga policia
Viktori Çipi studente e shkencave sociale dhe politike deklaroi sonte në Opinion te Blendi Fevziut se policia i kishte dhunuar në fugon.
Në momentin e arrestimit, policët kishin goditur me grushte ndërkohë që vetë ajo ishte përplasur me kokë për hekurat e makinës.
Cipi deklaroi se goditja me vezë nuk ka qënë qëllim në vetvete. Ajo tha se kolegë të saj kishin tentuar të bisedonin me kryeministrin për ligjin e Arsimit të Lartë, por Rama tha ajo, ai iu drejtua njërës prej studenteve më thënien se “nuk je studente”.
Pjesë nga intervista e Viktori Çipit në “Opinion”:
A ju dhunoi policia?
Në komisaritin 2 dhe në drejtori jo por në fugin na kanë dhunuar.
Në fugon, si ju dhunuan?
Një polic më shtyu me forcë. Një student u përpoq të më mbante kokën që të mso përplasesha ndërkohë që një tjetër polici e goditi atë me gruhst në fytyrë aq shumë sa ai dhe unë u rrëzuam.
E goditën me grusht të fortë dhe e rrezuan?
Po e goditën fort. Nuk më mbajti dot as mua.
Pse dolët në protestë?
Shkaku i protestës është ligji. Unë dua të vazhdoj masterin shkencor dhe nuk kam mundësi.
Cfarë ju pyeste policia?
Na pyetën për protestën, organizimin dhe më pas edhe për ligjin. Policia nuk kishte cfarë të thoshte. Policët na thanë se ky është vendim i marrë dhe na komunikuan akuzën “kundërshtim të forcave të policisë”.
Kur i mblodhët vezët?
Lëvizja për Universitetin ka reaguar me forma nga më të ndryshmet dhe pala tjetër nuk na ka marrë parasysh. Kur tjetri s’të merr seriozisht atëherë çfarë të diskutosh.
Vendosët të reagonit aty për aty?
Ne nuk kishim kohë të reagonim më parë. E kemi marrë vesh 40 minuta më parë. Kanë qenë student të Fakultetit të Shkencave sociale. Kemi qenë rreth 10 veta.
Keni folur më parë me kryeministrin?
Një kolegia ime ka folur me kryeministrin dhe ai i tha që ti nuk je studente. Më pas reaguam. Bodigardët më kanë pështyrë në fytyrë dhe jemi goditur. Më pas ne reaguam duke e goditur më gurë. Asnjëra nga dy vezët e qëlluara drejt tij nuk e kapi.
Andrea Stefani që ndodhej në studio i porositi studentët e ftuar që të kishin mendjen dhe të mos dëgjonin opozitën.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/