Drejtori i Alpet nuk ka dalë nga moda e zyrtarëve shqiptarë që arrestohen pasi janë inkriminuar, ose banditë që kapen dhe dalin që janë edhe zyrtarë të rëndësishëm. Ibrahim Aktoz ish-drejtor i ALPET, aktualisht në kërkim, mësohet se për shumë vite dhe aktualisht është konsulli ynë i nderit në Turqi.
Burime nga Task-forca që po heton këtë rast, thanë për Shqiptarja.com se diplomati i përfshirë në skandalin e hidrokarbureve është konsulli i nderit i Shqipërisë në republikën turke.
Aktoz rezulton se ka lënë Shqipërinë prej më shumë se 3 muaj duke u larguar drejt Turqisë.
Dy ditë më parë nën operacionin e koduar “Karburanti” në pranga u vendos biznesmeni Aurel Preni si dhe Fiqiri Hoxha, për të cilët pritet që gjykata këtë të hënë të bëjë verifikimin e masës së sigurisë “arrest me burg” dhënë në mungesë ndaj tyre.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












