Djali i Azem Hajdarit, thirrje për mbështetjen e studentëve

Shares

Kiri Hajdari, i biri i Liderit të Dhejtorit, Azem Hajdari ka bërë thirrje të mbështeten interesat e rinisë dhe studentëve pasi kështu mbështeten edhe interesat e shoqërisë.

Në vijim ai i ka bërë thirrje policisë të mos bëhet vegël politike por të respektojë të drejtat e protestës.

Kiri Hajdari është ndërkohë edhe anëtar i strukturave drejtuese të PD.

Ja postimi i Kiri Hajdarit:

“Te dashur miq, revoltat kane gjithmone shpirtin dhe idealet rinore. Provokimeve dhe terrorit te Rames ndaj kerkesave te drejta te rinise, i erdhi me se fundi nje reagim…Pak i vonuar por sa i nevojshem, per tu bindur te gjithe ne se shqiptaret nuk jane tulatur nga kriza dhe dhuna e pushtetit. Te mbeshtesim interesat e rinise sepse mbeshtesim interesat e shoqerise.

Policia te mos behet vegel politike ne kete ceshtje por te respektoje te drejten e Kushtetutes per proteste.”

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...