Për çdo person të emëruar në Tatime, mësohet se 7 mijë euro, ka qenë gjoba që secili prej tyre ka paguar.
Denoncimin e bën ish-kryeministri Sali Berisha, i cili për këtë aferë akuzon deputetët e PS, Koço Kokëdhima dhe Taulant Balla.
Mesazhi i plotë i Sali Berishës në ‘Facebook’

“Te dashur miq, mediat online dhe mjerisht asnjera nga mediat e shkruara, botojne sot nje dokument trondites, ne te cilin faktojne se vetem ne nje liste qe ato kane siguruar, dy deputet me te perfolur per korrupsion te PS sivllau Kokedhima dhe Taulant Balla kane emeruar si njerez te tyre mbi 90 vete. Burime te besueshme njoftojne se lista e botuar eshte e pjeseshme pasi lista te tjera shume me te gjera ekzistojne ne tatime dhe dogana me emerimet e ketyre dy deputetve. Rama ka marre pushtetin e ministrit te financave dhe ka deleguar firmen e tij ne emrimet ne dogana dhe tatime tek keta dy lejtnant te tij sepse ndajne me ‘ndershmeri’ me Ramen profitin e biznesit tyre te ndyre.

Koco Kokedhima me klanin e tij ka vjedhur vetem ne nafte mbi 100 milione dollare. Ai ben sekserin dhe ndermjetesin per Ramen ne aferat e medha korruptive.

Te dashur qytetare, ne keto emerime korruptive qendron mekanizmi i vjedhjeve te me shume se 300 milion eurove ne dogana dhe tatime nga Rama dhe klanet e tij te kontrabandes dhe korrupsionit!”.
Për më shumë mund të lexoni edhe …
LISTA E SKANDALIT/ Taulant Balla ia kalon LSI-së, emëron më shumë persona te Tatimet
/web/LISTAESKANDALIT_Taulant_Balla_ia_kalon_LSI_se_emeron_me_shume_persona_te_Tatimet_9180_1.php
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












