Dy vëllezër nga Shijaku janë kapot e bandës së drogës që u shkatërrua sot në Itali, në kuadër të operacionit në bashkëpunim me policinë shqiptare koduar “Enigma”.





Në Itali trafikantët mbanin një profil të ulët, në Shqipëri, ndërkohë që pasuria investohej në Shqipëri.

Nga pala shqiptare, sot u bë arrestimi në Tiranë i shtetasve Gentian Muçollari dhe Klevis Sena. Ndërkohë, më shumë se 450 kilogramë drogë e papërpunuar, 325 kilogramë marijuanë, 206 kilogramë heroinë, dhe 21 urdhër-arresti të lëshuar nga policia italiane, është bilanci i Operacionit “Enigma”.
Njëkohësisht janë sekuestruar 5 automjete, si dhe dy laboratorë ku përpunohej droga.
Gjithashtu janë sekuestruar dhe disa pasuri të patundshme mes të cilave një vilë trekatëshe prej 450 metra katrorë, një kompleks prej 10 mijë metrash katrorë në Durrës, përfshirë një hotel dhe sallë dasmash. Vlera e këtyre pronave kalon shifrën e 10 milion eurove.
Po në Shqipëri janë sekuestruar tre mjete për paketimin e drogës, një furgon, një motor, dy navigatorë satelitorë, 51 aparate celularë, një thikë.
Emrat e të arrestuarve në kuadrin e Operacionit “Enigma”
Nga policia shqiptare

Klevis SENA , 26 vjeç
Nga policia italiane

Hajri, BALLA 52 vjeç.
Algen BUSHI, 32 vjeç.
Martin SINANI, 32 vjeç.
Alket PLAKU, 38 vjeç.
Ermal DORDA, 30 vjeç .
Durim VISHKURTI , 35 vjeç .
Sokol ÇOTA, 39 vjeç.
Ardit, KURTI 32 vjeç.
Fisnik KUÇI, 30 vjeç
Shahin MEÇOLLARI, 28 vjeç
Armando SHERKO , 29 vjeç
HAXHIAJ Gerald, 28 vjeç
Erion CULLHAJ 27 vjeç.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












