Rita Ora ka zbuluar se është abuzuar seksualisht në moshën 14 vjeçe nga një burrë 26 vjeçar.
Gjyqtarja e X Factor tha se abuzimi kishte ndodhur kur ajo ishte një studente e dramës së në shkollën e teatrit për të rinj, Sylvia në Londër.
Megjithëkëtë, këngëtarja ka insistuar se ajo nuk ka qenë viktimë e abuzimit seksual të fëmijëve.
Duke folur për herë të parë në jetën e saj lidhur me atë që kishte ndodhur, këngëtarja 24 vjeçe tha: “Në moshën 14 vjeçare kisha marrëdhënien time të parë me një djalë, mund të them se ai ishte diku rreth 26 vjeç, Kjo mund të quhet abuzim me fëmijë apo jo?
Por ajo shtoi: “Unë nuk dua të them se kam vuajtur lidhur me atë, sepse e kam kërkuar vetë. Unë nuk isha e detyruar që ta bëjë. Nuk dua që njerëzit të mendojnë se unë isha e abuzuar seksualisht kur isha fëmijë”, ishin deklaratat e Ritës në biografinë e saj të re , të cilat janë ekstrakte të publikuara nga “The Sun”, të dielën sotme.
Në pjesën e katërt të tekstit, këngëtarja ka rrëfyer se si kur ishte 14 vjeç u takua me njeriun që për herë të parë e futi në botën e marrëdhënieve seksuale.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












