Rezervat e shtetit kanë rritur në mënyrë te ndjeshme ankandet pas fillimit të aksionit kundër informalitetit, ndërkohë që pak ditë më parë patën një të tillë për rrobat e Gabit.
Tatimoret kane sekuestruar edhe rroba te përdoruara, pasi tregtari nuk ka qene korrekt me ligjin. “Nëse me pare kryenim 1 apo 2 ankande, tashme kryejmë 3 ose 4 ka shkuar edhe 10 ne muaj. Kjo ka ardhur si pasoje e aksionit te qeverise ndaj infomalitetit. Mallrat janë te natyrave te ndryshme”, thonë në zyrat e Rezervave të Shtetit.
Rezervat e Shtetit, ndodhen ne Lundër. Mallrat e konfiskuara qe magazinohen me se shumti vijnë nga aksionet tatimore dhe me pak nga kontrabanda ne dogana. Sipas përfaqësuesve te Drejtorisë se Rezervave, ne ankand ka te drejte te marre pjese edhe vete subjekti te cilit i është sekuestruar malli. Por ne baze te eksperiencës, pronari i mallit nuk ka me interes për riblerjen e tij.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












