Qeveria ka ndërmend të kryejë sërish rritje taksash por kësja here vetëm për biznesin vendës.
Renta, akciza dhe taksa e pronës do të rriten nga 1 janari i vitit 2016.
Bëhet fjalë për rritjen me 11 për qind të akcizës së birrës vendëse dhe uljen me 14 për qind të akcizës për birrën e importit.
Po ashtu ministria Shkelqim Cani ka propozuar rritjen e akcizës për verën e prodhuar në vend, dhe uljen e akcizës për verën që vjen nga importi.
Të dy taksat e reja të akcizës favorizojnë prodhimet e huaja dhe disfavorizojnë prodhimet vendëse. Industritë e birrës dhe verës, tashmë do të jenë nën sulmin fiskal të qeverisë, e cila po ndikon hapur në konkurrencë.
Kjo industri ishte e para që u sulmua edhe gjatë paketës fiskale të vitit 2014, kur sërish me anë të akcizës u bë një diskriminim i prodhimit vendës, shkruan panorama.
Më të frikshëm këtë propozim, pra uljen e akcizës për importin dhe rritjen për prodhimin vendës, e bën përfitimi i qeverisë. Nga kjo lëvizje në buxhet nuk shtohen para, por ulen, me një shifër duke te 300 milionë lekë në vit. Pra favorizohet biznesi i huaj, penalizohen prodhuesit vendës dhe buxheti humb para, sipas kësaj gazete.
Një tjetër taksë që është prezantuar nga ministri Cani ishte taksa e tokës. Toka do të ndahet në katër kategori dhe tarifat e reja shkojnë nga 1600 deri në 5560 lekë për vit.
Nga ana tjetër, i gjendur përballë uljes së çmimit ndërkombëtar, qeveria ka propozuar edhe rritjen e rentës minerare. Burime nga mbledhja konfirmuan këtë propozim të Financave.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












