Edhe pse Edi Rama ka bllokuar ndërtimin në gjithë vendin, dy ndërtues po bëjnë miliarda me paratë e shqiptarëve, tha sot në një deklaratë për shtyp Edi Paloka, nënkryetar i PD-së. Janë pikërisht ndërtuesit e tij personal, tha ai.
“I pari, Carapuli që ngriti sarajet e Ramës në Surrel, merr 5 miliardë lekë nga OSHEE, në një tender të fryrë dhe me fitues të paracaktuar.
Carapuli i Ramës mori 5 miliardë lekë nga paratë e gjakut të shqiptarëve që banda e OSHEE i mori me dhunë e me burg, e në jo pak raste u mori dhe jetën bashkqytetarëve tanë.
Ndërtuesi tjetër personal i Ramës, ai i vilës së tij në Dardhë, Papuli, merr miliona euro për Jaguarët luksozë që i duhen qeverisë, do marrë miliona euro për shërbimet që do u bëjë, dhe në fund, pas kontratës, makinat janë sërish pronë e tij.
Një zhvatje parash sipas tenderave që bën Edi Rama ku kriteret qepen enkas për mikun e tij, ku fituesi është i paracaktuar.
Kjo është ndarja që u bën Edi Rama parave, kryeministri më i korruptuar në Ballkan, që sipas dokumentit të punës së OSBE ka 200 milionë euro pasuri të investuara në vende Off Shore përmes vëllait të tij.
Ndërkohë Edi Rama nuk jep asnjë shpjegim për këto fakte skandaloze, por skërmit dhëmbët e krimbur në para”, deklaroi Paloka.
Në vijim ai u bëri thirrje qytetarëve shqiptarë që të ngrihen dhe të dëbojnë shtypësit e korruptuar, sipas tij.
“Duhet të ngrihemi se nuk ka më kohë.
Ta kthejmë këtë dimër të vështirë në një pranverë shprese për të ardhmen tonë dhe të fëmijëve tanë”, deklaroi nënkryetari i PD-së.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












