FOTO/ Fiket fitili, shpëton mrekullisht lokali “T’Çomi” nga shpërthimi i 400 gramë tritol

Shares

Rreth 400 gramë tritol kishte qesja e gjetur në verandën e një restoranti pranë kryqëzimit te “pallati me shigjeta”, në Tiranë.
Sasia e lëndës eksplozive është gjetur në orët e para të ditës së sotme në verandën e lokalit me emrin “T’Çomi”.
Fillimisht është konstatuar një qese e dyshimtë, brenda të cilës dyshohej se kishte lëndë plasëse. Pas gjetjes së saj është njoftuar menjëherë policia. Pas vendosjes se perimetrit të sigurisë, dyshimet e para kanë rezultuar të sakta. Ekspertët xheniere kanë konstatuar prezencën e lëndës shpërthyese dhe kanë bërë të mundur çaktivizimin e saj.
tirane, lokali tcomi1Pas hetimeve dhe këqyrjes në vendin e ngjarjes, burime policore bëjnë me dije se lënda plasëse ishte vendosur në 4 pako, të cilat ishin lidhur me 4.5 metër fitil.
“Në vendngjarje janë gjetur 4 kallëpe tritoli në peshë 400 gram total e montuar me fitila përcjellës”, njofton policia.
Sipas saj, është bërë çaktivizimi nga forcat xheniere dhe në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 4 kallëpet me 100 gram secila .
“Ne mjediset e Drejtorisë së Policisë është shoqëruar për t’u marrë në pyetje pronari i restorantit shtetasi Sh. O.”, thekson policia.
Sipas ekspertëve, mësohet se fitili rezultoi të ishte i ndezur, por për fat nuk mundi të digjej.
Policia thotë më tej se është duke hetuar për zbardhjen e kësaj ngjarjeje, identifikimin dhe kapjen e autorit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...