Ekspertët përfundojnë verifikimet, zbardhin “mashtrimet” e Kastriot Ismailajt

Shares

Prokuroria e Tiranës ka marrë në duar akt-ekspertizën e kryer nga dy ekspertë, të cilët kanë bërë verifikimet përkatëse ndaj dy kompanive të Kastriot Ismailajt, kompanisë “DIA”, e cila ishte dhe e nënkontraktuar për mbledhjen e borxheve të CEZ-it, dhe kompanisë “Adriatic Develoment Corporation LTD”.
Në raportin prej më se 30 faqesh, që tashmë po studiohet nga grupi hetimor, në krye të të cilit ndodhet prokurorja Antoneta Sevdari. Ekspertët mësohet të kenë verifikuar çdo transaksion të kryer nga kompanitë e Ismailajt, “DIA” dhe “ADC”, si dhe kanë hartuar një raport të detajuar lidhur me mënyrën jo vetëm se si janë përfituar paratë, por edhe nëse ka pasur shpenzime.
Gjithashtu, në raportin voluminoz, që do jetë një ndër provat kryesore në procesin gjyqësor ndaj administratorit të “DIA”-s, janë zbardhur edhe emrat e kompanive që kanë marrë para nga Ismailaj. Këto detaje janë nxjerrë në dritë nga ekspertët jo vetëm nga dokumentet bankare, por edhe nga dokumentacioni i marrë nga Drejtoria e Tatimeve, si dhe të dhëna nga institucione të tjera.
Në raport thuhet ndër të tjera se, Ismailaj ka kaluar para në llogari të të paktën tetë kompanive të tjera, në një kohë që këta të fundit nuk kanë kryer shërbime për llogari të tij. Gjithashtu, ai rezulton të ketë marrë të paktën 5 milionë euro nga kompania CEZ, në kohën kur ishte kontraktuar për mbledhjen e borxheve, por nuk figuron të ketë kryer asnjë shërbim.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...