DOSJA/ Dërgohen 12 tatimorë në gjykatë, zbardhen përgjimet me “kapot”

Shares

Prokuroria e Tiranës ka dërguar për gjykim inspektorë të administratës tatimore dhe inspektorë të Njësive të Lojërave të Fatit, të dyshuar për konsumimin e elementëve të veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës“. Në bazë të hetimit, i cili ka nisur kryesisht nga ana e Prokurorisë së Tiranës bazuar në informacione të mbërritura në Prokurori nga qytetarë të ndryshëm, fillimisht u arrestuan në flagrancë shtetasit Kreshnik Kasaj, me funksion menaxher në një kompani bastesh, i dyshuar për “korrupsion aktiv…” dhe shtetasi Metjon Bijo, inspektor i administratës tatimore.
Këta dy shtetas u arrestuan në datë 15 prill 2014, pasi menaxheri Kasaj po i jepte shumën prej 100 mijë lekësh të rinj inspektorit të tatimeve. Nga hetimet ka rezultuar se inspektori i tatimeve Bijo, nëpërmjet influencës së tij, ndërhynte tek disa inspektorë të tjerë, të cilëve u kërkohej të mos ushtronin kontroll tek pikat e kompanisë ku ishte menaxher Kasaj në disa qytete të Shqipërisë.
Në vijim të hetimeve të nisura para pak muajsh, prokuroria e Tiranës ka arritur të krijojë dyshime të arsyeshme se shtetasi Kasaj, menaxher i kompanisë së basteve me përhapje të gjerë në shumë qytete të Shqipërisë, kishte krijuar lidhje të dyshuara si korruptive edhe me shtetasin P. A., i cili kishte njohje në radhën e inspektorëve të Njësisë së Lojërave të Fatit. Nëpërmjet shtetasit P. A., menaxheri Kasaj shmangte kontrollet e disa prej inspektorëve të lojërave të fatit në pikat e kompanisë ku ai ishte menaxher.
Pra, nga hetimi i deritanishëm ka rezultuar se menaxheri Kasaj, nëpërmjet lidhjeve të dyshuara korruptive me disa inspektorë të administratës tatimore dhe disa inspektorë të Njësisë së Lojërave të Fatit iu shmangej detyrimeve ligjore, pasi një pjesë e pikave të kompanisë rezultojnë të pa liçensuara ose me punonjës të paregjistruar.
 

DOSJA

Metjon Bijo, i biri i Arben dhe i Iris   i dtl 18.12.1983,  banues në Tiranë në rrugën “ Ymer Kurti”, pallati nr. 02 shkalla nr. 01 apartamenti nr. 15 Tiranë,  me arsim të lartë, me gjendje gjyqësore i padënuar,  i akuzuar per veprat penale  e “Shpërdorimit të detyrës e kryer në bashkëpunim” dhe “Korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike”  të parashikuar nga neni 248  e 25 dhe 259 të  Kodit Penal, hetuar me masё sigurimi “arrest nё burg” nga data 15.04.2015 e nё vazhdim, mbrojtur nga avokat Ilir Murati;
Kreshnik Kasaj, i biri i Kirov dhe i Liriana, i dtl.22.06.1988, lindur në Fier dhe banues në Tiranë, i akuzuar  për veprat penale të ”Organizim i llotarive te palejuar të kryer në bashkepunim” dhe “Korrupsionit aktiv të personave që ushtrojnë funksione publike”, të parashikuar nga nenet 197 e 25  dhe  244 të Kodit Penal hetuar me  masё sigurimi “ arrest nё burg” nga data 15.04.2015 deri nё 01.09.2015, me masё sigurimi “arrest nё shtёpi” nga data 01.09.2015-06.10.2015 dhe pas kёsaj date me masё sigurimi “detyrim pёr paraqitje nё policinё gjyqёsore”. mbrojtur nga avokat  Theodhori Sollaku;
Mensur Hoxha i biri i Haxhiut dhe Sejrijes i dtl 01.09.1979 lindur dhe banues në Tiranë, me arsim të lartë, i padënuar,  i akuzuar   për kryerjen e veprës penale të  “Shpërdorimit të detyrës e kryer në bashkëpunim”  të parashikuar nga neni 248  e 25 të  Kodit Penal, hetuar me masё sigurimi “Arrest nё burg” nga data 17.04.2015- deri mё datë 20.04.2015  dhe pas kёsaj date me masё sigurimi “detyrim pёr t’u paraqitur nё policinё gjyqёsore” mbrojtur nga avokat Denion Bogdani
Trёndafil Tarja i biri i  Haxhi dhe i Series i dtl 02.08.1975, banues në Tiranë, në rrugën “ Myslym Keta”,  shtëpi private Tiranë, i akuzuar   për kryerjen e veprës penale të  “Shpërdorimit të detyrës e kryer në bashkepunim”  të parashikuar nga neni 248  e 25 të  Kodit Penal, hetuar me masё sigurimi “Arrest nё burg” nga data 17.04.2015-27.04.2015, me masё sigurimi “Arrest nё shtёpi nga data 27.04.2015 deri mё dat 10.09,2015 dhe pas kёsaj date me masё sigurimi “ Detyrim pёr paraqitje nё policinё gjyqёsore”  mbrojtur nga avokat Selim Nela.
Eduart Prela, i biri i Prend dhe i Mire i dtl .09.10.1974, banues në  Shkodër,  i akuzuar për kryerjen e veprës penale të  “Shpërdorimit të detyrës të kryer në bashkepunim”,  të parashikuar nga neni 248  e 25 të  Kodit Penal, hetuar nё gjëndje tё lirё nё mungesё, mbrojtur nga avokate Dortila Çano;
Kledian Merxhani,  i biri i  Agim dhe I  Mynyre, i dtl.25.03.1982, lindur në Kavajë dhe banues në Tiranë në rrugën “ Hasim Vokshi”, me arsim të lartë,   me gjendje civile i martuar, me gjëndje gjyqësore i padënuar, i  akuzuar për kryerjen e veprës penale për të “shpërdorimit të detyrës të kryer në bashkëpunim” të parashikuar nga neni 248 e 25 të  Kodit Penal, hetuar me masё sigurimi “ Arrest nё burg’ nga data 14.05.2015  deri mё datё_______________  dhe pas kёsaj date me masё sigurimi “Detyrim pёr paraqitje nё policinё gjyqёsore”, mbrojtur nga avokat  Ilir Murati;
Klodian Dervishi i biri i Kujtim dhe I Ferides i  datëlindjes 03.09.1979, lindur  në Tiranë dhe banues në rrugën e “Elbasanit” pallati “Clasic” apartamenti nr.06 Tiranë, me arsim të lartë, me gjëndje gjyqësore i padënuar,  i akuzuar për kryerjen e veprës penale të “shpërdorimit të detyrës të kryer në bashkëpunim” të parashikuar nga neni 248 e 25 të  Kodit Penal, hetuar me masё “detyrim pёr paraqitje nё policinё gjyqёsore”;
Gjergji Boduri i biri i Kujtim dhe I Valentinës, i dtl.09.08.1985, lindur në Gramsh dhe banues në Tiranë në rrugën “ Fredrik Shiroka” pallati  me nr.03, me arsim të lartë,  me gjendje civile beqar, me gjëndje gjyqësore i padënuar, i akuzuar për kryerjen e veprës penale për të “shpërdorimit të detyrës të kryer në bashkëpunim” të parashikuar nga neni 248 e 25 të  Kodit Penal, hetuar me masё sigurimi “ detyrim pёr paraqitje nё Policinё gjyqёsore”, mbrojtur nga avokat Ledio Ndoni
Jani Berukas, i biri i Jaso dhe Marias i  dtl 25.05.1976, lindur në Skrapar dhe banues në Rrugën ‘Mujo Ulqinaku”, pallati me nr1/1 me arsim të lartëm gjendje civile beqar, me gjëndje gjyqësore i padënuar, i akuzuar për kryerjen e veprës penale për të “shpërdorimit të detyrës të kryer në bashkëpunim”,  të parashikuar nga neni 248 e 25 të  Kodit Penal, hetuar me masё sigurimi “arrest nё burg” nga data 17.04.2015 deri mё datё 05.05.2015, me masё sigurimi “arrest nё shtёpi” nga data 05.05.2015  deri mё datё _______________ dhe pas kёsaj date me masё sigurimi “ “detyrim pёr paraqitje nё policinё gjyqёsore”;
Petrit Ahmetaj, i biri i Hysni dhe i  Fatime i dtl.05.06.1967, lindur në Tropojë dhe banues në  Fushën e Aviacionit, pranë shkollës “Dhora Leka” shtëpi private,   me arsim të lartë, me gjëndje civile i martuar, me gjëndje gjyqësore i padënuar, i akuzuar  për veprat penale të ”Organizim i   llotarive të palejuar të kryer në bashkepunim” dhe “ushtrimit të ndikimit të paligjshëm”, të parashikuar nga nenet 197 e 25  dhe  245/1/2 të Kodit Penal, hetuar me masё sigurimi “ arrest nё burg” nga data  17.04.2015 deri më datё 30.04.2015, dhe pas kёsaj date me masё sigurimi “arrest nё shtepi”, mbrojtur nga Avokat Ibrahim Lahi;
Avni Shaba, i biri i Kujtim dhe i Zaje i dtl 07.11.1972, lindur në Petrele dhe banues në rrugën “Sadik Petrela”, përballë Maternitetit të ri, me arsim të lartë me gjëndje civile i martuar, me gjëndje gjyqësore i padënuar, i  akuzuar pёr kryerjen e veprёs penale tё Organizim i   llotarive të palejuar  të kryer në bashkepunim”,  hetuar nё gjёndje tё lirё;
Agron Arapi i biri i Kolës dhe i Davës i Dtl 01.02.1985, lindur në Mirditë dhe banues në Tiranë në rrugën “Enver Begeja”, shtëpi private, me gjëndje civile i martuar, me gjëndje gjyqësore i padënuar, i akuzuar pёr kryerjen e veprёs penale tё “Organizim i  llotarive të  palejuara të kryer në bashkepunim”,  hetuar nё gjёndje tё lirё, mbrojtur nga avokat Klodian Mamica.
 

PERMBLEDHJE TE DISA RASTEVE (KA EDHE SHUME TE TJERA)
 
FAKTET PENALE NË NGARKIM  TË TË PANDEHURVE  PUNONJËS TË  DREJTORISË SË HETIMIT TATIMOR
Nga kryerja e veprimeve hetimore ka rezultuar se i pandehuri  Metjon Bijo,  informonte per kontrollet Tatimore të pandehurin  Kreshnik Kasaj( me detyrё menaxher nё kompaninё e basteve xxxx por edhe subjekte të tjera Tregtare, të cilët i informonte për kontrollet që do të kryenin grupet e kontrollit të Drejtorisë së Hetimit Tatimor, duke i njoftuar për vendin dhe orën e kontrollit.
 
Më konkretisht nga transkiptimi i bisedave ka rezultuar se:
Më datë 13.11.2014 është evidentuar se  i pandehuri Metjon Bijo, nga numëri  celuar xxxx077 i ka dërguar mesazh telefonik  tё pandehurit Kreshnik Kasaj në numërin  0698511664  me tekst “Mgjes. me thot ky shoku im, a mbarojm dot neser, se do levizi fundjaven?”. Pas evidentimit të këtij  sms janё vёzhguar  takimet ndёrmjet tё pandehurve Metjon Bijo  dhe Kreshnik Kasaj  pasi dyshohej se këto takime shfrytëzoheshin nga punonjës i tatimeve për të marrë shumat e parave në këmbim të informacioneve dhe “mbrojtjes” që  Metjoni,  kryente ndaj lokaleve tё menaxhuara nga i pandehuri Kreshnik Kasaj.

Më datë 11.12.2014 Metjoni Bijo e njofton shtetasin Kreshnik Kasaj se grupi i kontrollit i Drejtorisë së Hetimit Tatimor mund të jetë me shërbim në qytetin e Laçit, duke i dërguar mesazh me përmbajtje: “Mgjes.mund ti bejme nje vizit LA, do te them me vone”.
 
Më datë 16.01.2015, në orën 09:52, është evidentuar se  i pandehuri Metjon Bijo ka njoftuar  tё pandehurin  Kreshnik Kasaj se grupi i kontrollit i Drejtorisë së Hetimit Tatimor është me shërbim në Fushë Arrës, dhe po ashtu e ka njoftuar që të takohen, duke i dërguar mesazhin me përmbajtje: -“Mgjes Boss.nje grup eshte vetem ne f.arrez..mbasdite do takohemi?”. Nga ana e tij, i pandehuri  Kreshnik Kasaj nuk i është përgjigjur këtij mesazhi. Ndërkohë  Metjoni,  në orën 16:59, i ka dërguar mesazh sërish Kreshnikut duke i shkruar: – “ bossi si e ke orarin”.  I pandehuri Kreshnik Kasaj i përgjigjet “ Për pak kaloj”. Këtij mesazhi  i pandehuri Metjon Bijo i përgjigjet duke i shkruar se: ”Nuk jam aty unë. Vetëm po ja le kamarierit. Nga 6 vij”. Shtetasi Kreshnik Kasaj i shkruan më pas Metjonit “OK”. Nga përmbajtja e këtyre bisedave rezulton se  i pandehuri  Kreshnik Kasaj do t’i jepte dicka shtetasit Metjon Bijo, duke përforcuar në këtë mënyrë dyshimin se i pandehuri  Kreshnik Kasaj paguante në cdo mes muaji,  tё pandehurin Metjon Bijo, për “mbrojtjen” dhe njoftimet që i bënte.
 
Më datë 12.02.2015, i pandehuri  Metjon Bijo i dërgon mesazh telefonik  tё pandehurit  Kreshnik Kasaj, me përmbajtje “ Mngjes.tr”, të cilin e njofton se grupet e kontrollit të hetimit tatimor ishin me shërbim në Tiranë.
 
Ndërkohë më datë 13.02.2015, në orën 14:20,  Metjon Bijo i dërgon mesazh telefonik Kreshnik Kasaj me përmbajte:-“ O vlla kur do takohemi.mos harro “usb”. Nga ana e tij shtetasi Kreshnik Kasaj i përgjigjet këtij mesazhi, në orën 15:01,  duke shkruar “Pa merak”. Ndërkohë në orën 17:23, të po kësaj date, shtetasi Kreshnik Kasaj i dërgon sms shtetasit Metjon Bijo duke i shkruar “ “Për pak do kaloj”.
 
Më datë 06.03.2015, i pandehuri  Metjon Bijo i dërgon mesazh telefonik shtetasit Kreshnik kasaj me përmbajtje: “ Boss të hënë dhe gjithë javën do jem në dr”, ku e njofton se punonjësit e Drejtorisë së Hetimit tatimor gjatë javës do të ushtrojnë kontrolle në qytetin e Durrësit.
 
Nga kqyrja e dokumentave në Drejtorinë e Hetimit tatimor Tiranë rezulton se më urdhër Shërbimi datë 09.03.2015, grupi i kontrollit i përbërë nga inspektorët Mensur Hoxha, Metjon Bijo dhe Trëndafil Tarja, ka qenë të planifikuar me shërbim në Durrës përgjatë datave 09-12.03.2015, nga e hënë në të enjte,  data të cilat përputhen me mesazhin që  i pandehuri  Metjon Bijo i dërgon  tё pandehurit  Kreshnik Kasaj.
 
Nё vazhdim nё datё 11.03.2015,  i pandehuri  Metjon Bijo i ka dërguar mesazh telefonik  tё pandehurit Kreshnik Kasaj me përmbajtje: – “ Takohemi me datë 13 ?”. Kreshniku nga ana e tij i kthen përgjigje me përmbajtje “ Besoj se po”.  Më datën 13.03.2015, në orën 09:11, Metjon Bijo i dërgon  Kreshnik Kasaj mesazhin me përmbajte “Mngjes.pg…Do takohemi para 6 se më vonë jam në stadium me kapon”. 
 
Po në këtë ditë, pra më datë 13.03.2015, nga raportit i shërbimit të oficerëve të policisë gjyqësore, lidhur me vëzhgimin e fshehtë fotografik, filimik ose me video, të autorizuar nga organi procedues, rezulton se shtetasi Kreshnik Kasaj, në orën 17:30, ka lëvizur me mjetin e tij tip ford, me targë AAxxxJD, nga vendi i parkimit, më pas në Rrugën Myslim Shyri,  në rrugën Muhamed Gjollesha, në drejtim të kryeqëzimit Vasil Shanto, është kthyer në bulevardin Bajram Curri dhe ka ndaluar tek lokal “Jupiteri”. Në orën 17:40, shtetasi Kreshnik Kasaj ka zbritur nga automjeti dhe është futur në ambjentet e lokal Jupiterit. Aty ai është takuar me shtetasin Metjon Bijo, dhe të dy së bashku kanë dalë në ambjentet e jashtme të lokalit Jupiter, dhe kanë biseduar rreth 4-5 minuta. Gjatë kësaj kohe shtetasi Kreshnik Kasaj ka nxjerrë nga xhepi i majtë i xhupit diçka dhe ia jep shtetasit Metjon Bijo.  Nga pamjet filmike të marra gjatë vëzhgimit të fshehtë dallohet qartë që shtetasit Kreshnik Kasaj i ka dhënë shtetasit Metjon Bijo, një sasi parash, të cilat Metjoni i mban në dorën e majtë dhe më pas i fut në xhep.
 
Nga pergjimet dhe vёzhgimet e kryera   rezultonte se çdo mes muaji  Kreshnik Kasaj i dorёzon shtetasit Metjon Bijo “shpёrblimin” pёr “mbrojtjen” dhe informacionin qё ky i fundit i jep pёr kontrollet tatimore. Kështu në takimin e  datёs  13.03.2015,  ku nga filmimi i kryer nё kuadёr tё vёzhgimit tё autorizuar nga prokurori ka rezultuar se shtetasi Kreshnik Kasaj i ka dorezuar para shtetasit Metjon Bijo.  E njёjta situatё  ёshtё  pёrsёritur mё datё  15.04.2014, ditё nё tё cilёn janё arrestuar nё flagrancё tё pandehurit Kreshnik Kasaj dhe Metjon Bijo, në rrethanat që vijon:
 
Mё datё 15.04.2015, si cdo mes muaji,  ka rezultuar se  i pandehuri Kreshnik Kasaj ka komunikuar  me tё pandehurin Metjon Bijo per tu takuar. Mё pas Kreshnik Kasaj ka shkuar ne lokalin e administruar nga Metjon Bijo dhe i ka lene kamarierit te lokalit shumen 100.000 lek, fakt i cili ka rezultuar dhe nga pergjimi telefonik. Me pas  i pandehuri  Metjon Bijo ka shkuar ne lokal dhe ka marre shumen e lene nga Kreshniku, ku shumën prej 1000 lekësh ia ka dhënë kamarierit, i cili i kishte prerë një skedinë loto sporti . Ne kete moment ka nderhyre policia gjyqesore, e cila ka arrestuar ne flagrance  tё pandehurin  Metjon Bijo per vepren penale te “Korrupsionit pasiv te personave qe ushtrojne funksione publike” tё parashikuar nga neni 259 i Kodit Penal, si dhe tё pandehurin  Kreshnik Kasaj per vepren penale të “Korrupsisonit aktiv të personave që ushtrojnë funksione publike”, të parashikuar nga neni 244 të Kodit Penal. Nga kontrolli personal i tё pandehurit  Metjon Bijo janё gjetur dhe sekuestruar me cilёsinё e provёs materiale 99.000 lek, qё  i pandehuri Kreshnik Kasaj i kishte dorёzuar disa minuta më parë, kamrierit tё lokalit
 
Po ashtu, nga veprimet hetimore ka rezultuar se i pandehuri Metjon Bijo, përveç bashkëpunimit në veprimet kriminale që ka me tё pandehurin Kreshnik Kasaj, ai ka ndërtuar bashkëpunim edhe me shumë biznese të tjera, të cilat i njofton paraprakisht për data dhe vendet ku do të ushtrojnë kontroll inspektorët e hetimit tatimor.
 
 
FAKTET PENALE NË NGARKIM  TË TË PANDEHURVE PUNONJËS TË NJËSISË MBIKQYRËSE TË LOJRAVE TË FATIT
I Pandehuri Kreshinik  Kasaj ka bashkepunuar edhe me punonjёsit e Njёsisё Mbikqyrjes sё Lojrave tё fatit me qёllim shmangien e kontrolleve dhe si rrjedhojё mosndёshkimin administrativ ndaj lokaleve tё menaxhuar prej tij, tё cilёt ushtrojne veprimtari nё fushёn e lojrave tё fatit pa qёnё tё liçensuar. Nga hetimi ka rezultuar se i pandehuri ka bashkepunim tё ngushtё me tё pandehurin Petrit Ahmetaj  por edhe me tё pandehurin Jani Berukas.  I pandehuri Petrit Ahmetaj ka qёnё punonjёs i Njёsisё Mbikqyrjes sё lojrave tё fatit por edhe pasi ёshtё larguar nga kjo detyrё  rezulton se ai ushtron ndikim tё paligjshёm te inspektorёt e kёsaj njёsie.  me qёllim mosndёshkimin administrativ tё  lokaleve tё menaxhuara nga i pandehuri Kreshnik Kasaj.  Nha hetimi kanё rezultuar kёto fakte penale.
 
Më datë 10 nëntor 2014 personi nën hetim Kreshnik Kasaj, i cili përdor numërin e telefonit xxxxx664, është telefonuar nga një person nëpërmjet numërit 0698388040, që i përket shtetasit Artan Guzi, i cili i thotë që të flasë me ndonjë nga këta tё mbykqyrjes(nëkupton punonjësit e mbykqyrjes së lojrave të fatiti), pasi paskan shkuar tek Fredi tek Rruga e Burgut( një lokal lojrash fati). Ndërkohë Kreshniku komunikon me shtetasin nen hetim Petrit Ahmetaj me numërin e telefonit 0699340601, të cilit ndër të tjera i thotë se janë tek unë ata, aty tek rruga e burgut dhe kanë hyrë brenda. Pas rreth tre minutash personi me 0699340601, i cili u thotë personit nën hetim “U bo”.
 
Pasi përfundon telefonatën  me të pandehurin Petrit Ahmetaj, Kreshnik Kasaj merr në telefon shtetasin Artan Guzi, të cilin e pyet nëse ikën. Telefonuesi i thotë që ka folur me punonjësit me numërin e Fredit(punonjësit të lokalit), por më tej e informon se kanë shkuar tek pika tjetër tek bilardoja. Sërish i pandehuri Petrit Ahmetaj, telefon  të pandehurit  Kreshnik Kasaj dhe i thotë që ikën që aty dhe kanë shkuar tek pika tjetër.  I pandehuri Petrit Ahmetaj telefonon sërish personin nën hetim Kreshnik Kasaj dhe i thotë “okej”.
 
Kreshniku, telefonin sërish Artan Guzin, të cilin e pyet nëse ikën punonjësit e Njësisë së Mbykqyrjes, ku ky i fundit pasi pyet tek lokali e informon personin nën hetim se punonjësit e njësisë duan të marrin dy televizorat dhe kompjuterat. 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...