Çunat e krimit ju rrëmbejnë rrushin fshatarëve dhe pjekin raki në drejtorinë e Policisë!

Shares

Foto Ilustruese

Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar sot, atë që sipas tij, policia është duke bërë ndaj fshatarëve. Sipas Berishës, me kamionë, policia ju sekuestron rrushin fshatarëve, në pretekstin e tregtimit pa kupon, dhe këtë rrush e zien raki në drejtorinë e Policisë. Sipas Berishës, policët nuk rrëmbejnë fruta e perime të tjera, por vetëm rrushin.

Postimi i plotë i Sali Berishës në “Facebook”

capturesrk“Te dashur miq, keto dite, fushata antibiznes e qeverise ka kulmuar me konfiskimet e me preference qindra kuintal rrushi ne kater anet e Tiranes, te fshatareve qe kane nxjerre prodhimet e tyre ne treg. Keto dite, qytetaret e Tiranes kane pare si asnjehere tjeter kamiona me rrush qe shoqerohen nga makina policie para dhe mbrapa, sikur te ishin kamiona me kanabis apo opium.
Po keshtu, eshte verejtur se grupet e çunave te krimit shkojne ne tregjet e improvizuara, te ndjekur me kamione dhe sulmojne e konfiskojne me terbim koshat e thaset e rrushit por nuk i prekin kungujt, trangujt, domatet, qepet dhe lakrat qe shiten ne te njejtin treg te perkohshem.
Dje ne rrugen Jeronim De Rada, policia rrembeu me force rrushin qe shitej pa kupon, keqtrajtoi fshatarin i cili nuk donte t’ju ndahej thaseve te rrushit qe i rrembeu Policia, per çka dhe e zhdepen ne dru. Ky konfiskim, rrembim me preference i rrushit nga cunat e krimit, sipas burimeve me te fundit behet sepse kane hapur ne Drejtorine e Policise punishten e pjekjes se rakise.!?”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...