Së shpejti priten arrestime nga bizneset e mëdha. Këtë e gjë e bëjnë të ditur burime nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve. Sipas të njëjtave burime, mësohet se arrestimet do të bëhen për evazion fiskal.
Burime nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve nuk bëjnë të ditur emra biznesesh, të mundshme, drejtuesit e të cilëve mund të arrestohen, por se saktësojnë se ata akuzohen për evazioni në shuma të mëdha. Gjithashtu mësohet se evazionarët e mëdhenj të akuzuar për shkelje, i përkasin disa sektorë.
Lidhur me afatet kur priten këto arrestime, mësohet se ai është fundi i këtij muaji.
Shkeljet nga bizneset e mëdha, janë konstatuar në fazën e parë të aksionit kundër informalitetit.
Në kuadrin e ndryshimeve në Kodin penal, të arrestuarit e mundshëm, rrezikojnë deri në 3 vjet heqje lirie.
Kodi Penal
Neni 180
Fshehja e të ardhurave
“Fshehja apo shmangia nga pagimi e detyrimeve tatimore, nëpërmjet mosdorëzimit të dokumenteve ose mosdeklarimit të të dhënave të nevojshme, sipas legjislacionit në fuqi, dorëzimi i dokumenteve të falsifikuara, apo deklaratave ose informacioneve të rreme, me qëllim fitimin material, për vete apo për të tjerët, përmes përllogaritjes së pasaktë të shumës së tatimit, taksës, apo kontributit, përbën vepër penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre vjet.
Kur kjo vepër kryhet me qëllim fshehjen apo shmangien nga pagimi të një detyrimi tatimor me vlerë më të lartë se pesë milionë lekë, dënohet me burgim nga dy deri në pesë vjet.
Kur kjo vepër kryhet me qëllim fshehjen apo shmangien nga pagimi të një detyrimi tatimor me vlerë më të lartë se tetë milionë lekë, dënohet me burgim nga katër deri në tetë vjet”.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












