dhe qytetarët janë çdo ditë e më të pashpresë, Edi Rama mendon se ka ardhur koha që Ilir Beqja, Saimir Tahiri, Damian Gjiknuri e soji i tyre në kabinet, të kenë makina edhe më luksoze për të ndenjurat e tyre të krimbura në korrupsion e krim, tha sot nënkryetari i PD-së, Edmond Spaho.
“29 jaguarë, makina e fjalës së fundit, janë porositur nga Edi Rama për të dhe për ministrat.
Ky është shpërblimi që ka Edi Rama për ministrat e tij që e kanë kryer shumë mirë deri tani misionin e vjedhjes, zhvatjes, e plackitjes së fondeve kudo, në çdo mundësi që u është dhënë.
Shpërmblim jo vetëm për ta, por dhe për koncesionarin, mikun e Edi Ramës ku do merren makinat.
Një jaguar i ri për Mimin dhe kushërirën ministre, për Ditmirin e Peleshin, për tërë bravo-cunat, e qeverisë, është mesazhi i Edi Ramës, për mijëra familje që nuk mbyllin dot muajin, për mijëra që kanë mbyllur dyqanet, për mijëra që po ikin nga sytë këmbët.
Një jaguar luksoz për Saimir Tahirin, i cili e ndan makinën e tij private me bandën e drogës, më pas thotë e kam shitur por pranon që ka shkelur ligjin duke mos e deklaruar, dhe në fund e merr sërish narko-taksinë kur shkon vetë me pushime.
Një jaguar luksoz për Ilir Beqën, kampionin e korrupsionit që jo vetëm ka marrë 28 tendera për kompaninë e tij private, rreth 11 milionë euro, por po shpërndan qindra milionë euro me koncesionet në shendetësi, tek miqtë e tij e të kryeministrit.
Një jaguar luksoz për Damianin që është në kallëzim penal për 479 milionë euro, dëmin më të madh të shkaktuar vendit në gjithë historinë e tij, me marrëveshjen kriminale të CEZ-it.
Kjo është qeveria që kemi. Ky është kryeministri që kemi. Nuk pret më koha. Shqiptarë! Duhet të ngrihemi e ti ndalim këta banditë të korruptuar bashkë me jaguarët e tyre”, përfundoi deklaratën nënkryetari i PD-së dhe Parlamentit, Edmond Spaho .
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












