Presidenti i Republikës, Bujar Nishani priti sot në mesditë dhe zhvilloi një takim të gjerë konsultues me përfaqësues të pronarëve dhe të shoqatave të tyre të cilat shtrihen që nga Konispoli e deri në Shkodër.
Të pranishmit, pasi falënderuan Kreun e Shtetit për pritjen, por sidomos për interesin dhe vëmendjen që po i kushton si përfaqësues i unitetit të kombit, shprehën mirënjohjen për mbështetjen e palëkundur të Presidentit Nishani ndaj përpjekjeve të tyre për zgjidhjen e këtij problemi të rëndë ekonomik dhe shoqëror, që ka hapur dhe vazhdon të hapë konflikte të thella.
Presidenti Nishani duke u shprehur pjesëmarrësve mirënjohjen institucionale për pranimin e ftesës së Tij dhe duke i falënderuar për angazhimin e tyre qytetar dhe kontributin e dhënë për demokracinë, theksoi se në cilësinë e Kryetarit të Shtetit, por edhe si qytetar i këtij vendi e konsideron çështjen e pronës dhe të pronësisë si kolonë kryesore e shtetit të së drejtës.

Presidenti i Republikës i siguroi përfaqësuesit e pronarëve për mbështetjen dhe përkrahjen e tij të plotë institucionale dhe njerëzore në drejtim të zgjidhjes së problematikave të kësaj çështjeje me rëndësi kombëtare.
Njëkohësisht Presidenti Nishani i garantoi të pranishmit dhe nëpërmjet tyre, edhe shoqatat që ata përfaqësojnë se do të jetë një zë i fuqishëm për përcjelljen e shqetësimeve të tyre tek institucionet e vendit si dhe tek ato ndërkombëtare duke theksuar se çështja e pronës dhe e pronësisë së ligjshme ka nevojë për një platformë të shëndoshë ligjore si dhe për një rrugëzgjidhje sa më të mirë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












