“Tentoi të vërë vetullat dhe nxori sytë”.
Kjo mund të thuhet për përpjekjen e qeverisë, për të justifikuar blerjen apo marrjen me leasing të 22 makinave të reja.
“Sot, në shërbim të Këshillit të Ministrave janë në dispozicion 22 autovetura, kostoja e mirëmbajtjes së të cilave është 636,392 Euro në vit”, bënte të ditur sot portali qeveritar transparenca.al, ndërsa përpiqej të sqaronte akuzat mediatike, të ripërsëritura sot edhe nga opozita.

Kjo shifër, falë “transparencës” së transparncës.al, është më se e denjë për tu konsideruar si shifër abuzive. Me një shifër të tillë mirëmbajtje makine në një vit, qeveria ka gjithë të drejtën të ndërrojë vit për vit makinat, sigurisht me të reja…
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












